Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari Sadiku jep detajet e fundit nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor: Në fokus dialogu Kosovë- Serbi

Gazeta10
22 January 2024 - 10:12

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë sot janë mbledh në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kjo ngjarje po përcillet nga afër nga ekipi i Kanal10, nga ku do të sjellim detajet më të reja.

Gazetari Kushtim Sadiku përmes një linje të drejtpërdrejtë është paraqitur nga ku ka sjell të rejat më të fundit nga kjo konferencë.

Sadiku ka thënë se fokus të këtij takimi do të jetë dialogu Kosovë- Serbi, ani pse zyrtarisht liderët janë mbledh lidhur me planin e rritjes ekonomike të rajonit.

“Fokus kryesorë do të jetë në raportin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ani pse çështja e Kosovës ndërmjet Serbisë nuk është në rend të ditës”, ka thënë Sadiku.

“Ai ka njoftuar se liderët tanimë kanë bërë adresimin e tyre, dhe pas pak pritet të mbahet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Sipas tij, në fund liderët pritet të bëjnë fotografinë e përbashkët familjare.

Krejt në fund, edhe Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, pritet të bëjë një adresim dhe mbetët të shihet nëse fokus i tij do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.