
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjushinca ka folur për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.
Ai në emisionin Raporti Special në Kanal10, ka thënë se nga Shkupi kanë marr mesazhe të forta politike, që i shërbejnë zhvillimit ekonomik, raporton GAZETA10
“Ajo se çfarë më gëzon mua është se kemi mesazhe të forta politike të cilat i shërbejnë zhvillimit ekonomik. Pra, politika si rrallë herë më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor po bëhet një bosht i shëndoshë zhvillimor për ekonominë dhe kjo është formula që padyshim na dërgon përpara”, tha ai.
Gjushinca ka siguruar se Qeveria është e përkushtuar në reforma të thella sipas agjendës evropiane. /GAZETA10/