Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, Bulliqi: Është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë

Gazeta10
22 January 2024 - 14:43

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre.

“Si rast është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë. Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë i cili kishte ndodhur para disa ditës dhe në cilin rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre që lidhet me rastin e ngritur, por sidoqoftë nga ajo që doli fatkeqësisht ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike për arsye se i riu, Lulzim Fejzullahu tashmë ka ndërruar jetë”, dekalroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.