Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

BE-ja pret “zbatim të menjëhershëm” të masave të GJND-së ndaj Izraelit

Gazeta10
26 January 2024 - 16:57

Bashkimit Evropian ka thënë se pret zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të masave të përkohshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mori ndaj Izraelit të premten.

Në një komunikatë për media, BE-ja ka rikonfirmuar mbështetjen për GJND-në dhe vendimet e saj.

“Ne marrim parasysh urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për kërkesën e Afrikës së Jugut për të treguar masat e përkohshme. BE-ja rikonfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe duhet t’i zbatojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet në reagimin e tyre.

GJND-ja ka vendosur që Izraeli duhet “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar të gjitha aktet që mund të përbëjnë gjenocid, përfshirë disa masa të përkohshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.