Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aplikimet për test për patentë shofer mund të bëhen përmes E-Kosova

Gazeta10
01 February 2024 - 15:16

Nga sot aplikimet për test për leje të veturës mund të bëhen përmes platformës në E-Kosova.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot ka njoftuar se tani aplikimet për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer, mund të bëhen online përmes E-Kosova.

“Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale” ka thënë ai.

Ai shtoi se, ndonëse është mundësuar aplikimi online, qytetarët kanë të drejtë të aplikojnë edhe përmes zyrave në njësitë rajonale.

“Ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shofer për qytetarët e vendit”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.