Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilli Drejtues i PDK-së diskuton për Asociacionin: Draft-statuti që e pranoi Kurti prish karakterin unitar të shtetit

Gazeta10
03 February 2024 - 16:07

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku temë e diskutimit është draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas PDK-së, pranimi i këtij draft-statuti “që përmban kompetenca të qartë ekzekutive” nga ana e Qeverisë Kurti, i ka sjell dëm të madh vendit.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

“Ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, “për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.