Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debat i ashpër në ‘Politiko’: A e njeh 17 shkurtin? – Po bën pyetje banale!

Gazeta10
06 February 2024 - 22:14

Debat i ashpër po zhvillohet në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ku gazetari Rid Berisha ka vijuar me disa pyetje ndaj panelistëve tjerë.

“Kush ka rënë prej Policisë me 25 korrik 2011. Çka ka ndodh në dy pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak”, ka pyetur pareshtur disa herë Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krenar Shalës duke ia marr si me shaka këto pyetje.

“le bre se gjëegjëzë është tu bë”, është shprehur Shala.

Berisha menjëherë i është kundërpërgjigjur Shalës duke e pyetur se “gjëegjëzë të duket rënia e Enver Zyberit?”

Berisha nuk ndalët së pyeturi duke vazhduar me pyetje

“Fatime, a e njeh 17 shkurtin e 2008’es ti”

Në anën tjetër, komentatorja politike Fatime Hajdari nuk ka dashur t’i përgjigjet Berishës, duke quajtur pyetje provokuese.

“Këto pyetje janë banale, ne nuk kemi nevojë me ra këtë nivel për me diskutuar më”, ka thënë ajo. /GAZETA10/

Për më shumë ndiqeni videon

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.