Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PS rrëzon propozimin për t’i dhënë 50 milionë euro ndihmë Kosovës

Gazeta10
08 February 2024 - 10:54

PS ka rrëzuar propozimin e Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë Kosovës.

Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha me deputetët e tij u largua nga salla e Kuvendit, raporton Tch.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një komunikimi në Instagram, në fund të muajit dhjetor të 2023, kishte apeluar për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

Sipas tij, gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist, por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë.

“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale”, kishte theksuar Basha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.