Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana zbulon mallra të kontrabanduara të tekstilit me vlerë 13 mijë euro në rajonin e Prizrenit

Gazeta10
12 February 2024 - 19:03

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur, se sot në Prizren njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara.

Me këtë rast, është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë. Konkretisht, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro.

Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtësE.

Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.