Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në trevjetorin e fitores së zgjedhjeve, LVV me video: U punua si asnjëherë më parë, krijuam vende pune e ngritëm pagat

Gazeta10
14 February 2024 - 8:59

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka publikuar një video në Facebook për të përkujtuar 3 vjetorin e 14 shkurtit 2021, ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në të cilat fituan 50.2% të votave.

LVV thotë se pë tri vjet u përballën me shumë sfida të cilat i kaluan “me guxim dhe vendosmëri”.

“Në ecjen tonë realizuam një pjesë qendrore të zotimeve që bëmë”, thuhet në videon e publikuar nga partia në pushtet.

Dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të projektligjeve për reformën në drejtësi, LVV e cilësoi si pengesë nga opozita, por të cilat “po bëhen” megjithatë.

“Qeveria Kurti në këtë trevjeçar ka bërë punë efekti i të cilave vetëm sa do të rritet në kohë”, sipas LVV-së.

“Shkatërruam bandat kriminale dhe luftuam korrupsionin prej lart. Larguam strukturat kriminale barrikaduese dje shtrimë ligjshmërinë në pjesën veriore. Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë. Ndaluam gjakderdhjen financiare, i kthyem terminalet doganore në shtet dhe i kthyem ndërmarrjet publike në ndërmarrje fituese”, thuhet ndër tjerash në këtë video.

Duke përmendur disa çështje, LVV-ja thotë se shumë gjëra gjatë Qeverisë Kurti u bënë “si asnjëherë më parë”

“Zhvillimin e konomik e aplikuam në programe të gjera sociale duke krijuar vende pune, ngritur paga, duke ndihmuar qytetarët e Republikës”, thuhet ndër tjerash në videon e publikuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.