
Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.
Në këtë takim kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e tij përgjatë të gjithë mandatit.
Njëkohësisht ata folën edhe për sfidat që mund të paraqiten gjatë rrugës së mëtutjeshme dhe zhvillimit të Kosovës.
Si përfundim Kurti ka uruar Abbott për detyrën e radhës dhe i dëshiroi shumë suksese.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e djeshme në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Ky takim u zhvillua pas pritjes së organizuar nga Zyra e Kryeministrit për ambasadorin më 1 shkurt.
Në këtë takim, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, dedikimin e tij dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.
Gjatë bisedës, ata reflektuan mbi arritjet e qeverisë, sfidat e mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit.
Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Ambasadori Abbott ka kontribuar në mënyrë të çmueshme në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e si vend aleat dhe partner, ajo do të vazhdojë dhe me ambasadorin e ardhshëm.
Kryeministri Kurti gjithashtu e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.