
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur vizitën e tij në Shqipëri.
Ai gjatë qëndrimit treorësh në Tiranë, Blinken do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë e sekretarit Blinken sipas analistit politik, Halil Matoshit po ndodh në një moment kur jo vetëm Kosova, por edhe Ballkani Perëndimor gjendet në një situatë problematike.
Kësaj gjendje sipas Matoshit po i ndihmojnë edhe raportet Kosovë – Serbi, gazeta10.
Në emsionin ‘Raporti Special” në Kanal10, Matoshi ka deklaruar se zgjedhja e Tiranës nga Blinken dëshmon se Shqipëria është një anëtare e besushme, jo vetëm e NATO-s por edhe e SHBA-së.
Tutje Matoshi ka thënë se pret që gjatë kësaj vizite Blinken të jep mesazh të qarta edhe për Kosovën.
“Amerikanët e llogarisin Kosovën si projekt të tyre dhe duan t’i qëndrojnë pranë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/