Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj uron Kosovën: Faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajon

Gazeta10
17 February 2024 - 10:18

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Begaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin e Shqipërisë.

Ky është urimi i plotë:

Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, ka shkruar Begaj.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë!

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.