Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj një personi i cili tentoi të fuste mbi 600 gramë marihuanë në Kosovë

Gazeta10
20 February 2024 - 12:26

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të narkotikëve.

Sipas saj, personi i lartcekur akuzohet se ka tentuar të fus në Kosovë një sasi substance narkotike të llojit “Marihuanë”, prej 655.87 gramë.

I akuzuari me inicialet G.I me datën 01.12.2023 rreh orës 23:10 minuta në Pikë kalimin kufitar të Vërmicës, saktësisht në hyrje nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka importuar substance të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur në Shqipëri.

“Nëpërmjet autobusit pronë e një prej kompanive turistike, e depërton narkotikun në Republikën e Kosovës, mirëpo në hyrje të kufirit, i njëjti autobus së bashku me pasagjerët selektohet për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit të përbashkët në mes të zyrtarëve policor dhe atyre doganor, haset një çantë krahu në vendin ku vendosen valixhet e krahut në pjesën e bagazhit sipër në autobus, dhe sekuestrohet një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.