Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo gjendje është në një shkollë të Ferizajit

Gazeta10
21 February 2024 - 19:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vizar Azemi ka publikuar disa fotografi të një shkolle fillore në fshatin Nikadin të Ferizajit.

“Fotografitë e mëposhtme nuk janë të ndonjë shkolle menjëherë pas lufte. Kështu duket sot Shkolla Fillore “Rizah Matoshi”, në fshatin Nikadin të Ferizajit. Është viti 2024 dhe një objekt shkollor më shumë duket si gërmadhë sesa si institucion arsimor”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ai ka njoftuar se në këtë shkollë vijojnë mësimin rreth 230 nxënës dhe punojnë një staf që përbehet diku nga 20 persona.

“Po bëhet fjalë për afro 250 qytetarë të Ferizajit që janë të pasigurtë në një objekt të tillë ku e kalojnë një pjesë të mirë të ditës. Në çdo ditë mësimi, përveç një mjedisi të pashëndetshëm ku qëndrojnë me orë, ata i ekspozohen edhe rrezikut që vjen nga dëmtimi i mëtejmë i objektit. E mos të harrojmë se situata rëndohet veçmas në sezonën e dimrit”, ka shtuar ai.

Azemi ka kërkuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu intervenim urgjent në këtë shkollë.

“Agim Aliu duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo shkollë do intervenim të shpejtë dhe nxënësit e stafi i saj nuk guxojnë të lihen tutje në këtë gjendje. Çdo vonesë ju ngarkon edhe më shumë me përgjegjësi, kryetar!”, ka shkruar Visar Azemi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.