
Komentatori politik Halil Matoshi ka akuzuar opozitën kosovare është rreshtuar me kryeministrin Kurti.
Matoshi në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thur një mal kritika në drejtim të opozitës.
“Opozita e Kosovës kohën e fundit e ka bërë një faj të madh, është hy në rresht me Albin Kurtin sa i përket serbëve të Kosovës. U bë një front i përbashkët kundër 30-40 mijë njerëzve. I kanë duartrokit policisë së Kosovës në çdo hap pa kërkuar hapa politik”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, qeveria nuk bërë asnjë veprim politik sa i përket zgjidhjes së problemit politik në veri.
“Patriotizmi romantik i masave vlon dhe e ka shti opozitën një gojë me qeverinë”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij Qeveria Kurti është treguar bespreme ndaj SHBA-ve sa i përket veprimeve të fundit. /GAZETA10/