Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Porto ndëshkon Arsenalin në sekondat e fundit

Gazeta10
21 February 2024 - 23:02

Porto ka triumfuar 1-0 përballë Arsenalit në ndeshjen e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, që rrezikuan qysh në minutat e parë të takimit.

Një rast ideal për gol e lëshoi Galeno në minutën e 21-të, pasi gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Arsenali filloi të bënte lojën e vetë, por që pa krijuar ndonjë rast shënimi.

Në 45 minutat e dytë ishte një tempo më i lartë, ndërsa kishte një fund dramatik.

Porto nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi golin fare në fund me anë të Gaelons (90+4-të).

Ndeshja e dytë do të përcaktojë se kush kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ky rezultat është një epërsi e lehtë nga skuadra portugeze. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.