
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogu teksa ka përsëritur qëndrimin se Serbia nuk e njeh Kosovë, raporton Gazeta10.
I pari i Serbisë ka thënë se Serbia po ballafaqohet me sfida të sigurisë duke iu referuar lëvizjeve të Policisë së Kosovës në veri.
“Jemi në një moment kur Serbia është e ekspozuar ndaj sfidave të mëdha të sigurisë për shkak të lëvizjeve të Prishtinës. Më duket se mund ta kuptoni dhe ndjeni vetë. Dua t’ju them se kemi një prani në rritje të forcave speciale të policisë së Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Tutje, ai ka përshkruar edhe rrezikun me të cilin përballet Serbia.
“Do të flas edhe për vendosjen e qëndrimeve të tyre. Nuk ka krijim krizash nga pala serbe, siç thonë këtu disa politikanë vendas. Rreziku është i afërt, objektiv dhe serioz”, ka thënë më tej Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se Serbia nuk po ndikon në krijimin e krizave.
“Serbia në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në gjenerimin e krizës. Ne jemi ende të përkushtuar për dialog”, ka deklaruar më tej.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka përsëritur ai qëndrimin e tij tashmë të njohur. / Gazeta10