
Hakerët kanë sulmuar Telekomin e Kosovës, raporton Gazeta10.
“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.
Këto ditë në qendër të sulmeve kibernetike ka qenë Shqipëria që si shkak i kësaj ka ndërprerë raportet dilplomatike me Iranin, shteti i cili sipas të dhënave zyrtare nga Shqipëria ka qëndruar prapa sulmit.
Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi. Koha.net / Gazeta10.