Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata e Gjakovës i lë në paraburgim policin dhe qytetarin

Gazeta10
25 February 2024 - 22:29

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka shqiptuar nga një muaj paraburgim zyrtarit policor dhe një qytetari, për rastin e ryshfetit.

Zyrtari policor dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa qytetari dyshohet për dhënie ryshfeti.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve T.Gj. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ‘Dhënia e ryshfetit’’, thuhet në njoftimin e gjykatës./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.