Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Baca Adem qëndroi 28 vjet në burg, Astriti ishte vetëm 26 vjeçar kur u mbyt në burg

Gazeta10
26 February 2024 - 14:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për ditëlindjen e veprimtarit, Adem Demaçi dhe ditëlindjen e aktivisitët të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Kurti në Facebook ka shkruar se “Adem Demaçi dhe Astrit Dehari kanë një të përbashkët rastësore, për çfarë dhe po i kujtojmë sot të dy së bashku. Ata e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë, më 26 shkurt.”

Mes tjerash, Kurti ka thënë se Adem Demaçi i kaloi 28 vite në burg, kurse Astrit Dehari ishte ende vetëm 26 vjeçar kur u mbyt në burg.”

“Kur u lirua Adem Demaçi nga burgu i tretë më 21 prill 1990, Astrit Dehari ishte foshnje as dymuajshe. Atë kohë Adem Demaçi ishte 54 vjeçar dhe me Astrit Deharin nuk do ta lidhte kurrë asgjë, sikur Astriti të mos bëhej aktivist politik kur të rritej. Por përveç kësaj, Adem Demaçi dhe Astrit Dehari kanë një të përbashkët rastësore, për çfarë dhe po i kujtojmë sot të dy së bashku. Ata e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë, më 26 shkurt. Nëse ende do të ishin mes nesh, sot Baca Adem do të bëhej 88 vjeç, kurse Astriti do t’i mbushte 34 vite jetë. Por fati i tyre ishte i atillë që Adem Demaçi i kaloi 28 vite në burg, kurse Astrit Dehari ishte ende vetëm 26 vjeçar kur u mbyt në burg”, ka shkruar Kurti. /Gazeta10/

Shkrimi i plotë i tij:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.