Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Me kallashnikov do ju vras të gjithëve”:Pjesëtarë të KFOR-it italian kanosen në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Gazeta10
26 February 2024 - 23:27

Gjatë ditës së sotme janë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian në Lubiçevë të Prizrenit, teksa po zhvillonin një vizitë aty. Sipas policisë, trupat e KFOR u kanosën nga dy persona, të cilët më vonë u arrestuan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazeta10 se kur policia shkoi në vendin e ngjarjes mësoi nga karabinierët se derisa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas “njëri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”.

Bytyqi tha se pas kanosjes, të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit.

Fillimisht është arrestuar njëri nga të dyshuarit e më pas edhe tjetri.

“Janë bastisur shtëpitë  e dy të dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pushkë dhe municion”, tha Bytyqi për Gazeta10.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.