
Hajnat po bëjnë kërdi në Komunën e Rahovecit. Kjo ka alarmuar krerët e kësaj komune dhe organet përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve.
Kryetari i kësaj komune në emisionin ‘Raport’ në Kanal10, Smajl Latifi ka thënë se plaçkitjet e fundit po bëhen nga persona të armatosur.
Sipas tijn institucionet përgjegjëse kanë marrë masa në parandalimin e kësaj dukurie që është shpeshtuar në komunën e Rahovecit, raporton gazeta10.
Latifi ka thënë se sot është mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kanë marrë pjesë edhe institucionet përgjegjëse për rënd dhe ligj.
“Policia e Kosovës dhe ekipet rajonale të policisë janë duke bërë një punë të mirë dhe shpresojmë që kjo punë të këtë një rezultat konkret se shpejti. Gjërat janë duke u vë në binar fal angazhimit të policisë, hetuesisë dhe sektorit të Prokurorisë”, ka thënë Latifi. /Gazeta10/
Deklaratën e tij të plotë e gjeni me poshtë: