
Takimi i së martës në Bruksel ku u diskua ndalimi i përdorimit të dinarit po shihet si një mundësi për tu shmangur nga temat e tjera të procesit të dialogut.
Profesor universitar e njohës të politikës po e vlerësojnë si një arritje të Serbisë, përfshirjen e çështjes së dinarit në agjendën e dialogut.
Profesori Universitar Mazllum Baraliu thotë për Kanal10 se me të drejtë Qeveria e Kosovës nuk ka marrë pjesë në këtë takim, raporton gazeta10.
Sipas Baraliut, deklaratat e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcaku vazhdojnë të jenë të njëanshme dhe në përkrahje të Beogradit.
E ish-diplomati Blerim Canaj thotë se këto takime ku diskutohet çështja e temës së dinarit serb do të ndikojnë në përshpejtimin e themelimit të asociacionit.
Nga ana tjetër, njohësi i politikës, Fidan Ukaj thotë se institucionet e Kosovës duhet që të insistojnë që ky zhvillim të mos ketë nivel politik, por të mbes në nivel teknik në mënyrë që rregullorja e BQK-s të vazhdojë së zbatuari. /Gazeta10/
Kronika e plotë: