Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pogba përjashtohet për katër vite nga futbolli shkaku i dopingut

Gazeta10
29 February 2024 - 13:42

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është suspenduar për katër vite nga futbolli për shkak të dopingut.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht 2023, ndeshje në të cilën lojtari mbeti në stol.

Nga ajo kohë, francezi u dënua për mos prezencë në fushat e blerta, por tani ka marrë dënimin përfundimtar.

Sipas mediave italiane, Pogba është suspenduar apo përjashtuar për kater vjet nga futbolli për shkak të dopingut.

Pas këtij dënimit, aventura e francezit te Juventusi përfundon, ndoshta edhe karriera e tij, pasi atëherë ai do të ishte gati 35 vjeç.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.