
Zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të biznesit në Drenas.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Sipas saj në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrëfikësit ndonëse ende nuk dihet rrethanat e këtij incidenti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë.” /Gazeta10/