Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti mburret në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Gazeta10
22 March 2024 - 15:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjet e Qeverisë së tij deri tash kur shënon trevjetorin e qeverisjes.

Në një konferencë për media ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kurti tha se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.