Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i Qeverisë

Gazeta10
22 March 2024 - 17:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti kryesor i Qeverisë që udhëheq ai.

Kurti e ka kritikuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjes Bazike, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk është vetëm në dorën e Kosovës.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga Serbia”, ka deklaruar Kurti, në një konferencë për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.