Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti kritika ndaj Qeverisë: Tri vite dështime, mashtrime e në fund u dorëzuan

Gazeta10
22 March 2024 - 18:42

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore për të kthyer normalitetin në institucionet e vendit.

Ndër tjera, ai thekson se tri vite qeverisje nga pushteti, ka pasur vetëm dështime dhe mashtrime e që në fund janë dorëzuar.

“Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan.

Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione, për të filluar zbatimin e politikave që sigurojnë zhvillim dhe integrime euro-atlantike, për të riparuar partneritetin e cenuar me miqtë, për të gjetur pajtimin e bashkëpunimin vëllazëror me Shqipërinë e me shqiptarët në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.