Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre ushtarë nga Moldavia do t’i bashkohen KFOR-it

Gazeta10
26 March 2024 - 17:51

Karabinierët nga Republika e Moldavisë do të marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Një projekt që e përcakton këtë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Në këto operacione do të dërgohen tre ushtarë nga Inspektorati i Përgjithshëm për Karabinierët, ndërsa përzgjedhja, emërimi dhe trajnimi i tyre do të fillojë më 1 prill”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Adrian Efros.

“Qëllimi i projektit është të sigurojë dislokimin dhe pjesëmarrjen e karabinierëve në kontekstin e përmbushjes së angazhimeve të Republikës së Moldavisë për të mbështetur komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet e tij për të ruajtur një klimë paqeje, por edhe për të përfituar nga aftësitë dhe specifikat e forcave policore me status të dyfishtë ushtarak në përputhje me mandatin e akteve të misionit për forcimin ose zëvendësimin e forcave policore vendore. Ekzekutimi i misioneve për ruajtjen, sigurimin dhe rivendosjen e rendit publik duke kryer operacione policore për stabilizimin dhe luftimin e trazirave në turmë” , saktësoi Adrian Efros.

Saktësojmë se gjatë misionit karabinierët do të marrin 46 euro në ditë. Mbi 40 mijë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit, ku përfshihet edhe sigurimi mjekësor i ushtarakëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.