
Arben Taravari në emisionin “Politiko” ka treguar që sipas tij Ali Ahmeti ka raporte të mira më Vuciqin.
Sipas tij edhe Bujar Osmani më shumë e ka vizituar Beogradin se sa Prishtinën, raporton Gazeta10.
Taravari shton se qeverisja më e mirë e shqiptarëve ka qenë nga viti 1998-2002 pasi ndikimi serb ishte shumë i vogël.
“Zotëri Bujar Osmani kundër kandidati im më shumë e ka vizituar Beogradin se sa Prishtinën, jemi duke folur për vizita zyrtare këtë mund edhe ta verifikoni, duke qenë në pushtet dhe lejohet që të rritet kaq ndikimi serb është dobësi, edhe nëse direkt nuk e bënë e bënë me naivitet ose me pasivitet, qeverisja më e mirë e shqiptarve ka qenë në vitin 1998-2002, pse, sepse atëherë është zvogëluar maksimalisht ndikimi serb në Maqedoni dhe unë mendoj pasoja e kësaj ishte edhe konflikti që kishte ndodhur”, tha ai në Kanal10./Gazeta10