Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

‘Çmendet’ rrjeti, Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës me çmim marramendës

Gazeta10
29 March 2024 - 10:53

Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpesherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë në rrjete sociale.

Kështu ka ndodhur së fundmi me markën Balenciaga, që ka prezantuar një byzylyk që duket pothuajse si një ngjitës, gjatë koleksionit të Javës së Modës në Paris.

Reagimet dhe talljet në rrjet kanë nisur menjëherë për produktin që i ngjason një ngjitësi të kompletuar me logon e markës dhe thuhet se ka një çmim prej 4,000 dollarësh.

Kjo u quajt një çmenduri nga një komentues, që iu bashkëngjitën edhe shumë të tjerë.

Edhe pse produkti akoma s’është listuar për shitje dhe nuk dihet nëse çmimi i saktë është ai që po përflitet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.