
Mbrojtësi Erion Zabeli është prurja më e re e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U19, shkruan Gazeta10.
Erion Zabeli do të jetë pjesë e kampit katërditor të Kosovës U19, ka njoftuar klubi anglez i Zenelit, Oxford United.
Mbrojtësi 18-vjeçar i lindur në Londër luajti dy ndeshje kundër Kosovës në mars të këtij viti.
Zabeli më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë U19.
Kundër Kosovës ai luajti edhe dy ndeshje në qershorin e vitit të kaluar.
Përfaqësuesen U19 të Kosovës e drejton, Ramiz Krasniqi. /Gazeta10/