
Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka komentuar lajmin ku mishi i ngrirë me origjinë nga Brazili, është shitur si mish të freskët nga Kosova nga Apetit sh.p.k.
Ai ju është drejtuar ministrit Peci duke i thënë se ‘fëmijët e Kosovës nuk e dinë çka hanë, s’më kish nxanë gjumi’, raporton Gazeta10.
“Kam më shumë mirëkuptim për moshat e rrezikuara për fëmijët dhe për të moshuarit pasi moshat e mesme mendojë që munden të ja dalin më lëhtë dhe mbijetojnë, me ngrënë mish i cili nja dy muaj udhëton deri në Kosovë nga portet e Durrësit a nga ta di unë edhe një muaj tjetër deri të zhdoganohet dhe përfundon në depo pa kushte higjenike të mira dhe të ju lëshohet certifikatë e cilësisë është e tmerrshme ministër, dhe fëmijët e Kosovës mos me ditë cka hanë gjumi natën nuk më kish nxanë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10