Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pantina komenton vizitën e Kurtit në Veri: “Sot e filloi fushatën parazgjedhore”

Gazeta10
03 April 2024 - 21:40

Shqipe Pantina në emisionin “Politiko” ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në veri të vendit.

Sipas saj, kjo vizitë e kryeministrit ishe fushatë parazgjedhore, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti sot e filloi parafushatën zgjedhore, cdo herë e më shumë do të kemi veprime të tilla, siç e tha edhe Nexhemdin Spahiu që nuk e premtoi autostradën në veri, është normale pasi ai nuk i synon votat e qytetarëve në veri, por i synon votat e tjera që jetojnë në shumicë të pjesëve të tjera të Kosovës sidomos të diasporës, jam shumë e sigurtë që sot ata janë lumturuar nga kjo vizitë e Kurtit në Mitrovicë”, tha ajo në Kanal10.

Ajo tha se veprimi i vendosjes së pllakës përkujtimore të heroit Enver Zymberi në veri është për tu vlerësuar.

Pantina shtoi se kryeministri duhet të kujdeset për Policinë e Kosovës të cilët ende nuk kanë sigurim shëndetësor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.