Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk i respektoni as të vdekurit”- plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

Gazeta10
04 April 2024 - 8:34

Është plaçkitur shtëpia e avokatit të ndjerë Bajram Kelmendi.

Sipas mbesës së tij, Elenës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

“Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepruar këta deshmorë u thye e u vjedh prej njerzëve të poshtër e të pashpirtë”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Normalisht, në raste kur mund të shfrytzohet politikisht ajo shtepi e figurat qe kane jetu mund et perdoren per ceshtje politike. Aty bohet rendi shume i gjate i njerzve ne pushtet. Po jo edhe me mbrojte”, ka shkruar ajo tutje.

Kelmendi ka bashkëngjitur edhe fotografitë për ta demonstruar plaçkitjen që ia kanë bërë hajnat shtëpisë.

Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij u vranë nga forcat serbe 25 vjet më pare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.