
Rritja e çmimeve po vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Kohëve të fundit ka pasur vazhdimisht rritje të çmimit për produktet bazike.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçani ka thënë në emisionin ‘Dita e Re’ në Kanal10 se jemi larg kontrollit dhe uljes së çmimeve, raporton gazeta10.
Sipas tij, nuk mund të ketë ulje të çmimeve, derisa e kemi një ngritje të pakontrolluar të çmimeve.
“Nuk mund të kemi ulje të çmimeve nëse ne nuk kemi monedhë tonën dhe të kemi mundësi që ta kontrollojmë inflacionin. Nuk kemi mundësi të kemi ulje të çmimeve derisa mbi 90% të produkteve ne i importojmë”, ka thënë Kaçaniku.
Sipas tij, Kosova ka bërë gabime pas lufte duke u fokusuar në import, e jo të prodhojë vet. /Gazeta10/