
Zëvendës deputeti në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi në emisionin “Politiko” ka treguar eksperiencën e tij në Suedi para se ai të hynte në parlamentin suedez.
Gashi ka treguar se edhe pse ai ka lindur në Suedi ka pasur të drejtë të mësojë gjuhën shqipe, raporton Gazeta10.
“Në Suedi egzistojnë shumë të drejta që i takojnë minoriteteve, unë edhe pse i lindur në Suedi kam pasur të drejtë të mësojë gjuhën shqipe në shkollën ku kam vijuar, ne i takojmë një partie më një traditë shumë të madhe të cilat pikat kyqe i kanë solidaritetin dhe barazia, kemi pasur shumë takime në këto dy ditë dhe këto janë vlerat të cilat ne gjithmonë i shtyjmë përpara”, tha ai në Kanal10./Gazeta10