Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG vihet pas Marcus Thuram

Gazeta10
11 April 2024 - 14:17

Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës do të synojnë transferimin e sulmuesit francez, Marcus Thuram.

Thuram është në edicionin e tij të parë me Interin dhe cilësohet si njëri nga transferimet më të qëlluara të merkatos së verës.

Sipas mediave italiane, Interi për largimin e Thuram në verë kërkon të paktën 80 milionë euro, shifër kjo që nuk paraqet ndonjë problem për ekipin nga kryeqyteti francez.

Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parisi në verë dhe klubi francez po kërkon të gjejë pasuesin e tij.

26-vjeçari erdhi te Interi si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te Borussia Monchengladbach.

Sulmuesi francez ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë në 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Ai ka qenë lojtar kyç për Interin këtë edicion dhe është njëri nga më meritorët që “Nerazzurët” po rrugëtojnë drejt titullit kampion.

Thuram ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.

Përveç Thuramit, PSG është duke e monitoruar edhe situatën e sulmuesit nigerian, Victor Osimhen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.