Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bulliqi i bindur: VV-ja bindshëm do t’i fitojë zgjedhjet

Gazeta10
12 April 2024 - 0:21

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë bindshëm edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në emisionin ‘Gallatë’ në kanal10, Bulliqi ka thënë se edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, Vetëvendosje do të qeverisë me vendin, raporton gazeta10.

“Ju po e shihni që cdo sondazh që po bëhet Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se ka informata që Vetëvendosje po prinë bindshëm edhe në sondazhet që po i bëjnë vet partitë opozitare për nevojat e tyre.

“Prandaj po e shihni që po ka telashe për t’i pajtuar për ta caktuar edhe datën e zgjedhjeve”, ka thënë Bulliqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.