Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Konjufca: Luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet nga gratë dhe burrat

Gazeta10
15 September 2022 - 22:56

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, sot tha se Kuvendi ka rol qendror dhe jetik në të gjitha zhvillimet politike, por edhe në sigurimin dhe mbarëvajtjen e demokracisë.

Konfjuca këtë deklaratë e dha në kuadër të aktivitetit vjetor “Java e Gruas”, ku u mbajt konferenca përmbyllëse “Në mbrojtje të demokracisë – gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).

Konjufca, më tej tha se Kuvendi është i obliguar ta çojë përpara barazinë gjinore dhe të krijojë mekanizma për mbikëqyrjen e Qeverisë e të ministrive përkatëse, se sa po zbatohet legjislacioni mbi drejtësinë gjinore.

Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, dhe media./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.