
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po has në kundërshtim të madh të Serbisë.
Kjo e fundit në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku po qëndron në Strasbourg ku po i ndjek nga afër zhvillimet rreth votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton gazeta10.
Në një lidhje direket për emisionin ‘Raporti’, Sadiku e ka quajtur moment historik, duke thënë se ka notë pozitive pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Megjithatë Sadiku ka treguar që Serbia po zhvillon një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Sipas tij, edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka ngritur zërin në Strasbourg se me këtë veprim Serbia po e shkelë marrëveshjen e Brukselit. /Gazeta10/