
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku nga Podujeva, ku ka vizituar Valon Kastratin pronarin e pikës grumbullese, e cila u dogj nga një zjarrë një orësh, ka bërë thirrje për organet e vendit ta ndihmojnë Valonin në mënyrë që të ky biznes të rikthehet.
“Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot!” – ka thënë Abdixhiku, duke e quajtur fakeqësi nga e cila humbim të gjithë.
E plotë:
Një fatkeqësi nga e cila humbim të gjithë!
Valon Kastrati nga Kërpimehu i Podujevës, këtë vikend humbi gjithë biznesin e tij. Zjarri një orësh i kishte marrë gjithë kapitalin jetësor – objektin dhe me të, të gjitha pajisjet e produktet e grumbulluara aty.
Por Valoni, të cilin e vizitova sot në Kërpimeh, nuk është humbësi i vetëm nga kjo tragjedi.
Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot!
Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht!
Dhe ky fakt është goditje e rëndë për këtë anë. Nga ky fakt, lind dhe thirrja ime për institucionet e vendit; të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh! T’i ndihmojnë për të ribërë këtë biznes sa më parë; që familjet t’i vazhdojnë kultivimet; punëtorët punën, e Valoni shitjen për në Evropë.