Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja serbe fjaloset me raportuesen që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE: Pa integritet, hipokrite, po e hapë Kutinë e Pandorës

Gazeta10
16 April 2024 - 18:58

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.