
NATO ka certifikuar një batalion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton Gazeta10.
Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ky batalion me këtë certifikim tashmë do të jetë në krah të shteteve të tjera të NATO-së.
“Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi. / Gazeta10