
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka uruar ditëlindjen Fatos Nanos, ish kreut të PS-së, raporton Gazeta10.
Rama i ka uruar shëndet e lumturi Nano-së teksa e ka uruar edhe për fitore të tjera të përbashkta politike.
Tutje, Rama ka thënë se PS gjithmonë do të ketë nevojë për këshillat e tij.
Këtu keni postimin e plotë:
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Fatos Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë. / Gazeta10