
Prindi i njërit nga personat të cilët janë duke u mbajtur në kabinat në kufi Serbi-Hungari ka biseduar me kompanin turistike me të cilët djali i tij ka udhëtuar.
Gazeta10 ka siguruar bisedën që ka zhvilluar ky prind me kompaninë e autobusëve me të cilën ka udhëtuar djai i tij.
Derisa ishte i shqetësuar për djalin, ai ka telefonuar agjencionin duke ju kërkuar informata, pasiqë kur ai kishte bisduar me djalin e tij ky i fundit i ka thënë se janë marrë nga serbët ai dhe dy të tjerë.
Ndërsa nga kjo kompani kanë thënë se ata ende nuk i kanë lëshuar, por që janë në gjendje të mirë dhe përveq që i kanë marrë telefonat dhe dokumentat nuk ka ndodhu asgjë tjetër.
“Shoferi jonë së bashku me ata të dy djemtë nuk janë liruar ende, nuk është arrestim por janë në mbajtje, që 6-7 orë janë brenda dhe ja kanë marrë edhe telefonat dhe dokumentat, njëri nga kolegët ka tentuar të hyjë brenda por që nuk e kanë lënë, ata për momentin gjenden në kufi Hungari – Serbi, nuk janë nëpër qytete”, tha ajo./Gazeta10