
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli e ka quajtur hakmarrje tipike të Vuçiqit bllokimin e autbosuëve kosovarë në kufijtë e Serbisë.
Sipas tij, ka ende qytetarë kosovarë që po merren në pyetje nga BIA serbe.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Dogolli ka kërkuar nga qytetarët kosovarë që ta evitojnë kalimin nëpër Serbi, raporton gazeta10.
“BIA serbe është e pamëshirshme ndaj qytetarëve, madje edhe serbë të cilët nuk janë nënë urdhrat dhe në shërbimin e tyre”, ka thënë Dugolli, duke shtuar se mentaliteti i shtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës nuk ka ndryshuar.
“Atyre ju pengon ekzistenca e shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Dugolli. /Gazeta10/
Deklaratën e tij të plotë e gjeni me poshtë: