Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti serb i gëzohet lajmit për Kosovën në Këshillin e Evropës

Gazeta10
17 April 2024 - 21:34

Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës të martën i ka dhënë dritë jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

Këtij lajmi duket se i është gëzuar edhe gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branislav Kërstiq.

Ai në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10 ka thënë se e ka mirëpritur anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton gazeta10.

“E kuptueshëm që i jam gëzuar këtij vendimi. Unë që 18 muaj në studiot e Kanal10 jam duke e mbështetur vendimin sepse serbët e shtetit të Kosovës si pakicë e kanë edhe një mundësi para gjykatës së Strasbourgut dhe kjo është gjë e mirë. Sa me i fortë është shteti i Kosovës edhe të drejtuat e komuniteteve do të jenë me të forta”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.