Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Detaje të padëgjuara nga Naser Vllasi –Shërbimi Intelegjent, Kadri Veseli pjesë e këtij shërbimi

Gazeta10
18 April 2024 - 0:13

Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka thënë se Kadri Veseli ka qenë pjesë e strukturës Intelegjente në ministrinë e Mbrojtjes së Ahmet Krasniqit.

Në emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10, Vllasi ka treguar se kishte pasur përpjekje për unifikimin e një shërbimi të vetëm, mirëpo sipas tij, pas atentatit ndaj Ahmet Krasniqit ishte parë që këto përpjekje nuk ishin reale, raporton gazeta10.

“Po e them për herë të parë që Kadri Veseli ka qenë pjesë në resorin e Sigurisë në linjën institucionale”, ka thënë Vllasi.

“Pasi ai nuk ka pasur shkollë ushtarake të kryer, Veseli në vijën institucionale llogartiet ushtar për siguri”, ka thënë Vllasi.

Ai ka thënë se paslufte më nuk ka shërbyer si pjestarë i Sigurimit të Atdheut, ndërsa me krijimin e SHIK-ut, sipas tij, Sigurimi i Atdheut ka qenë i obliguar t’i jap llogari këtij insitucioni në kanale të fshehta. /Gazeta10/

Rrëfimin për këtë pjesë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.